UBT News

Aksident trafiku në Veternik, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Veternik. Policia e Kosovës njofton se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Exit mobile version