UBT News

Aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Nadakovc.

Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura./UBTNews/

Exit mobile version