Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.