UBT News

Aksident trafiku në Prizren, një i lënduar

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Prizren. Dy vetura, njëra e tipit Opel e tjetra Mercedes, janë përplasur mes vete në hyrje të këtij qyteti.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia për rajonin e Prizrenit. Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq një person është lënduar.

“Një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë Bytyqi.

Exit mobile version