Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se viktima ka vdekur në repartin e kujdesit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./UBTNews