UBT News

Aksident trafiku në Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku pas mesnatës në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura. Siç tha ajo, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.

Exit mobile version