Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Leshak-Mitrovicë.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur dje pas mesnate, kurse viktima ishte vetaksidentuar dhe pas humbjes së kontrollit të veturës ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.
“Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Tutje, Policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dërguar familjarëve për ceremoni varrimi.