Të mërkurën në fshatin Broboniq të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave. I lënduar nga ky aksident ka mbetur një person, i cili është liruar pas trajtimit mjekësor që ka marrë.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në të cilin kishin qenë të përfshira dy vetura me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturave dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.