Katër femra janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Mitrovicë. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet./UBTNews/