Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në Shupkovc të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, deklaroi Zahiti./UBTNews