Katër persona u lënduan si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Maxhunaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë./UBTNews