UBT News

Aksident trafiku në Kamenicë, vdes një person

Një aksident me fatalitet është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës. Aksidenti ndodhi në mes një motoçiklete dhe një biçiklete në rrugën Sterzovicë-Kamenicë.

Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Exit mobile version