Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.
I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
