Sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Kutllovc, në Mitrovicë.
Dyshohet se viktima burrë, derisa po drejtonte automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
