UBT News

Aksident te Katedralja në Prishtinë, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në lëvizje tek Katedralja në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:10 pas mesnatës.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut.

Exit mobile version