UBT News

Aksident në Zakut të Podujevës, një i lënduar

Një person është lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Zakut të Podujevës.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Zakut të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version