UBT News

Aksident në Viti, lëndohen 11 persona

Mbrëmë rreth orës 19:25 ka ndodhur një aksident trafiku në komunën e Vitisë. Policia njofton se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit, ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira.

Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia./UBTNews

Exit mobile version