Dy automjete janë përfshirë në aksident në të gdhirë të mëngjesit të sotëm te “21 dhjetori” në Tiranë. Në këtë aksident kanë vdekur dy persona, njëri drejtues i një nga automjetet dhe një pasagjer që ishte në një makinë tjetër.
“Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë shtetërore./A2