Një 5-vjeçare ka vdekur dhe një grua është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Runikë të Skenderajt.
Policia njofton bazuar në hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të Prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, thuhet në njoftim./UBTNews