Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.