Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.
Policia njofton se njëri nga ngasësit ka qenë nën ndikim të alkoolit, e kjo çoi deri te aksidenti.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që njëri nga ngasësit ka qenë nën ndikim të alkoolit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport./UBTNews