Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.