Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka informuar se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, ka bërë të ditur Hashani.
Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.