Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit. Sipas mediave shqiptare, aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen një 35-vjeçar.
“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip Volkswagen shtetasi G. N., 35-vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.