UBT News

Aksident në Prizren, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar mbrëmë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka informuar Policia.

Exit mobile version