Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Peran të Podujevës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./D.B/EO