UBT News

Aksident në Malishevë, shtatë të lënduar

Në Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar dy persona. Policia e Kosovës njofton se dy të dyshuar derisa po drejtonin veturat e tyre, nga pakujdesia kanë hyrë në tejkalim në vijën e plotë me ç’rast kanë shkaktuar aksident edhe të dy veturave tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy të dyshuarit dhe 5 pasagjerë tjerë m/k.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullat”, njofton policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version