Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka informuar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.