Sot rreth orës 07:30, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, njoftoi Ahmeti./UBTNews