UBT News

Aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ka të lënduar

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Veseli ka informuar se në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara.

“Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara. Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara”, ka bërë të ditur Veseli.

Ndërkohë, në vendin e akisdentit ka dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente, e cila po e heton rastin.

Exit mobile version