Policia e Kosovës njofton se një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 13:10 në fshatin Radulloc të Klinës.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari teksa ishte duke vozitur, nga pakujdesia ka goditur një femër.
Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari, viktima (vozitësja) si dhe gjashtë pasagjerët (tre femra dhe tre meshkuj) disa prej tyre të mitur dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa njëra ndalet për trajtim të mëtutjeshëm në spital./UBTNews