Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve civile dje në Istog.
Policia e Kosovës njofton se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar viktima-shoferi mashkull kosovar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./UBTNews