UBT News

Aksident në Gllaviqicë të Pejës, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Sipas informacioneve të para dy automjete janë aksidentuar, ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe aty janë duku u trajtuar nga ekipet mjekësore.

Exit mobile version