Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë në një aksident që ka ndodhur në Gjilan.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.