Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë.
Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident ishin të përfshira nëntë automjete, dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një nga drejtuesit e një automjeti.
“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksidnt janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person (drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, deklaroi për UBTNews zëdhënësi i PK-së, Nysret Gjurka.
Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta./UBTNews