UBT News

Aksident në fshatin Dollc të Klinës, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregon për KosovaPress se tre të lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ndërsa një tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gashi më tej njoftoi se si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 12:19, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe tre janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, dhe një është dërguar në QKUK”, tha Gashi.

Exit mobile version