Sot ka vdekur një grua shtatzënë në QKUK, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Astrazup të Malishevës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj. Ai tha se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe një këmbësore.
“Këmbësorja është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.
Po ashtu, Elezaj ka njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.
“Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, tha ai.