Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:30.
“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi ai.
Siç tha ai, të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor./UBTNews/