Një femër ka vdekur dhe pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport./UBTNews