Dje ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjeksësisë Ligjore për obduksion.
“Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews/