UBT News

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Malishevë, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Joviq të Malisheveës, në mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka vdekur drejtuesi i kësaj të fundit. Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës bëri me dije se rasti është nën hetime.

Exit mobile version