UBT News

Aksident mes një veture dhe kamioni në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

Ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Exit mobile version