UBT News

Aksident mes një treni dhe një veture në Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes së një treni dhe një veture sot rreth orës 16:00, në lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Exit mobile version