UBT News

Aksident mes një automjeti dhe kamioni në Dobërdelan, humb jetën 58 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan mes një kamioni dhe automjeti. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalur njësitet policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe se janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri tek ndodhja e aksidentit.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha Bytyqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve./KP

Exit mobile version