UBT News

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Shakovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka informuar Ahmeti.

Ndërkohë njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.

Exit mobile version