Një aksident komunikacioni ka ndodhur në këto momente te semaforat e konvikteve në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motorist, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ky i fundit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK.