UBT News

Aksident me fatalitet në Veternik, policia jep detaje

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Veternik. Policia bën të ditur se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version