UBT News

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:00, në fshatin Grackë e Vogël, ku janë përfshirë dy vetura.

Siç raportojnë mediat, si pasojë e përplasjes, personi që ka humbur jetën është një 72-vjeçar, ndërsa një grua është lënduar rëndë, transmeton KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente, ndërsa me autorizim të prokurorit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /A.K/

Exit mobile version