UBT News

Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor (fsh Kçiq), ku të përfshira ishin dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të marra, në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, njofton policia, transmeton Express.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, ndërsa, policia vazhdimisht po apelon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut për kujdes të shtuar në komunikacion.

Exit mobile version