Një këmbësore vdiq sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Prizren. Lidhur me rastin, ngasësi i automjetit u arrestua dhe ndalua për procedura të mëtejme.
Policia informoi se viktima me autoambulancë ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, mirëpo mjekët thanë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”.”, informoi Policia.
Në vendin e ngjarjes doli prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë u përcoll për autopsi.